Një numri të madh të viktimave prishtinase nga regjimi ushtarako komunist, nuk u është kthyer identiteti, as varret nuk u dihen. Sot në shënim përkujtimor do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar civilëve shqiptarë të pushkatuar në Prishtinë nga regjimi ushtarako komunist jugosllav pas lutës së dytë Botërore. Në disa të dhëna të rezervura numërojnë qindra persona viktima që asnjëherë nuk u është kthyer identiteti dhe as varret nuk u dihen. Në lista krahas emrave janë edhe disa të dhëna të pushkatuarve. Familjarëve u kanë mbetur fotografitë si kujtim apo ndonjë gjësend. .Ata që janë shënjestruar nga regjimi nuk ka pasur asnjë rast që dikush ta ketë pasur fatin të shpëtojë. Kjo është historia e një vendi ku mijëra qytetarë lëvizin çdo ditë por që një pjesë e madhe nuk e dinë që aty janë pushkatuar pa gjyq mijëra përsosna. Një vend vuajtjesh, vdekjesh dhe kujtimesh të tmerrshme. Me të dhëna dhe interpretime krejtësisht të reja, dëshmi ekskluzive të dëshmitarëve dhe materiale arkivore të papara më parë. Kjo është një histori për një kohë krejtësisht të ndryshme, një histori për njerëz që nuk janë më atje, një histori për një vend ekzekutimi të harruar. Edhe pse ka qenë rekomandim i BE, Serbia asnjëherë nuk ka dorëzuar arkivat e me to edhe zbardhjen e plotë të vrasjeve nga regjimi i instaluar ushtarak pas luftës së dytë të cilët ishin të pamëshirshëm ndaj atyre që kishin bindje tjera pas luftës së dytë botërore. Dëshmitarë të kohës thonë se nuk bëhet fjalë për qindra por mijëra njerëz të cilët zakonisht vriteshin natën larg syrit të qytetarëve. Urdhri për pushkatim kanë dalë përmes kreut të OZNA jugosllave, Aleksandë Rankoviq -Leka , i cili ishte anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes popullore të ushtrisë jugosllave dhe sekretar i Komitetit Qendror të partisë komuniste.
Periudha 1944–1955 në Kosovë është një nga më të dhimbshmet dhe më pak të hulumtuarat, sepse menjëherë pas hyrjes së forcave partizane jugosllave dhe ushtrisë serbe, nisi një valë e gjerë vrasjesh, internimesh dhe represioni politik, kryesisht ndaj shqiptarëve. Këto ndodhën në emër të “spastrimit të armiqve të popullit” dhe të konsolidimit të pushtetit komunist në Jugosllavi. Në vjeshtën e vitit 1944, pas kapitullimit të forcave gjermane, Kosova u pushtua nga brigadat partizane jugosllave (kryesisht serbe dhe malazeze), të shoqëruara nga njësitë e OZN-ës (sigurimi shtetëror, paraardhës i UDB-së). Shqiptarët kishin shpallur bashkimin me Shqipërinë në vitin 1943–1944 përmes Konferencës së Bujanit, gjë që binte ndesh me planin e Jugosllavisë për ta rikthyer Kosovën nën administratën serbe. Si pasojë, çdo rezistencë shqiptare shihej si “armiqësore”, dhe u godit me dhunë ekstreme.
Në Prishtine regjimi i instaluar ushtarak jugosllav ekzekutuan me qindra shqiptarë civilë, pa gjyq. Viktimat ishin intelektualë, mësues, klerikë, patriotë, por edhe fshatarë të thjeshtë që shiheshin si të afërt me idenë e bashkimit kombëtar. Në anën e djathtë të Taukbahqes në drejtim të Velanis e cila përdorej nga ushtria si poligon qitjeje, njerëzit i grumbullonin nga burgjet dhe shtëpitë dhe pushkatoheshin si “kolaboracionistë” vetëm pse kishin shërbyer në administratat shqiptare gjatë luftës, duke i cilësuar disa me qëndrim armiqësor kundër Jugosllavisë dhe disa eliminoheshin si pjesë e “spastrimeve klasore”. Gjatë asaj kohe u shtypën organizata ilegale shqiptare që kërkonin të drejta kombëtare (p.sh. “Besa Kombëtare”, njerëz intelektual por në raste të caktuara edhe ish partizanë shqiptarë që kundërshtuan prapavijën serbe. Synimi ishte i qartë: dobësimi i elementit kombëtarë shqiptarë dhe frikësimi i popullsisë. Me një fjalë shfarosja e elitës që mund të udhëhiqte lëvizje të pavarura . Këto veprime shkaktuar një traumë kolektive që la gjurmë të thella në Prishtinë. Shumë prej këtyre ngjarjeve janë të dokumentuara pjesërisht, sepse arkivat jugosllave që i ka trashëguar Serbia vazhdon ti mbajë të mbyllura, ndërsa në Kosovë munguan hetime serioze për vrasjet masive të asaj kohe. Pas mbi shtatë dekada të ngjarjes së mistershme ku qindra qytetarë prishtinas ekzekutuan kreu i Prishtinës Përparim Rama do të udhëheq ceremoninë e zbulimit të Pllakës përkujtimore para familjarëve të viktimave.
Ilir Krasniqi