Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në New York, u takua me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend, duke nënvizuar rolin kyç të Aleancës për sigurinë dhe stabilitetin.
Ajo po ashtu ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ecur drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar se ky hap përbën një objektiv strategjik për paqen dhe sigurinë afatgjatë të vendit dhe rajonit