Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për sot parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.