NISMA Socialdemokrate, ka shpalosur programin qeverisës në Pejë.
Kryetari i Fatmir Limaj, tha se plani i Nismës eshtë të rikthejë zhvillimin, investimet dhe frymën e një qyteti të urbanizuar dhe modern.
“Sot, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Pejës, z. Vehbi Avdullahaj, dhe ekipin e tij për Kuvend Komunal, shpalosëm programin qeverisës ‘Përjetë Peja’, një plan i qartë që rikthen zhvillimin, investimet dhe frymën e një qyteti të urbanizuar dhe modern. Ekipi i udhëhequr nga z. Avdullahaj dhe bartësi i listës, z. Ardit Bobi, prezantuan një program me vizion të qartë dhe guxim për të marrë vendime të mëdha në të mirë të qytetarëve të Pejës. Kjo nuk është vetëm një garë është një mundësi për ta kthyer Pejën në një model të suksesit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Limaj.
Ndërsa kandidati për kryetar të Pejës Vehbi Avdullahaj tha se Pejës duhet t’i kthehet prodhimi industrial që e kishte dikur.
Nga ky tubim elektoral u kërkua që të votohen nëntë kandidatët për kuvendin komunal nga radhët e Nismës.