By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
December 31, 2025
Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin
December 31, 2025
Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026
December 31, 2025
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri
December 31, 2025
Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca dhe Prebreza premtojnë zhvillim dhe infrastrukturë në Fushë Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca dhe Prebreza premtojnë zhvillim dhe infrastrukturë në Fushë Kosovë
Lajme

Konjufca dhe Prebreza premtojnë zhvillim dhe infrastrukturë në Fushë Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/25 at 9:25 PM
Kosova Times Published September 25, 2025
Share
SHARE

Banorët e lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë patën mundësinë të bisedojnë nga afër me nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe kandidatin për kryetar komune të kësaj partie, Valon Prebreza. Në kuadër të fushatës elektorale, ata u zotuan se besimin e qytetarëve do ta kthejnë në zhvillim të infrastrukturës dhe përmirësim të shërbimeve komunale.

 

Glauk Konjufca theksoi se pas 24 vjetësh qeverisjeje nga e njëjta parti, Fushë Kosova ka nevojë për një drejtim të ri.

“Qyteti është rritur shumë në numër banorësh, por pushteti lokal nuk ka ditur të përballet me këtë zgjerim. Ky qytet ka nevojë për planifikim më të mirë dhe trajtim më serioz të sfidave të përditshme. Kandidati ynë, Valon Prebreza, ka një program gjithëpërfshirës për ta bërë Fushë Kosovën më funksionale dhe më të jetueshme”, deklaroi ai.

Valon Prebreza prezantoi disa nga projektet e tij kryesore, përfshirë ndërtimin dhe funksionalizimin e një ambulance të re, menaxhimin e pronave të KEK-ut, zgjidhjen e problemit të varrezave dhe mbështetjen e bujqve.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e zhvillimit të hapësirave publike: “Brenda katër viteve, pronat publike që aktualisht janë nën menaxhimin e AKP-së, KEK-ut dhe Hekurudhave, do t’i shndërrojmë në hapësira funksionale për qytetarët: parqe, kopshte e shkolla. Projekti kryesor është kampusi i shkollave të mesme në lagjen Akarad, në një sipërfaqe prej tre hektarësh, që do të lehtësojë hapësirat ekzistuese dhe do të krijojë kushte më të mira për arsimin”

Zyrtarët e LVV-së theksuan se fushata e tyre në këtë komunë fokusohet te afërsia me qytetarët dhe prezantimi i planeve konkrete për zhvillimin e Fushë Kosovës.

You Might Also Like

Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026

Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri

Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën

Kurti thotë se në fillim vit do të shpërndahet rroga e 13-të

Begaj uron Vitin e Ri: Standardi evropian për çdo shqiptar

Kosova Times September 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani priti në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së

Kosova Times Kosova Times August 29, 2024
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
EULEX trajnohet për kontrollin e turmave dhe trazirave
Vrasje në një burg në Mostar, një i burgosur i goditur me thikë në qafë
Arrestohet në Podgoricë një polak i dyshuar për mashtrime me kriptovaluta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?