Në këtë vizitë, Kurti u shpreh se përkujtimi i 11 Shtatorit mbetet një përvojë e dhimbshme.

Ai platformën X, theksoi se memoriali nderon jo vetëm trimërinë e treguar nga njerëzit që shpëtuan njëri-tjetrin, por gjithashtu humbjen e jashtëzakonshme të gati 3,000 jetëve dhe dhjetëra mijëra njerëzve që vazhdojnë të vuajnë pasojat e ngjarjeve.

Kurti vuri në dukje se memoriali simbolizon qëndresën, unitetin dhe shpirtin e Nju Jorkut dhe të Shteteve të Bashkuara, duke përkujtuar rëndësinë e kujtesës dhe solidaritetit në përballimin e tragjedive.