Ky ishte takimi i dytë mes tyre brenda dy viteve të fundit. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Grenadës ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe përkrahjen e anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare.

Gjatë bisedës u diskutua për marrëdhëniet dy-palëshe, mundësitë për bashkëpunim më të gjerë dhe partneritet më të fortë, si dhe për zhvillimet dhe situatën gjeopolitike dhe ndikimin e tyre.

Kryeministri Kurti ftoi homologun e tij nga Grenada për vizitë në Kosovë, me qëllim konkretizimin e bashkëpunimit të dy vendeve.

Në takim morën pjesë gjithashtu zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës, ambasadori Blerim Reka.