Kandidati i kësaj partie për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çeku, prezantoi platformën e tij “Prishtina 2035”, një vizion 10-vjeçar që, sipas tij, bazohet mbi tri shtylla kryesore: një qytet që funksionon, një kryeqytet që zhvillohet dhe një Prishtinë që garanton barazi.

Në tubimin me banorët e kësaj lagjeje, kandidati i VV- se për kryetar te Prishtinës Hajrulla Çeku, bëri të ditur disa nga prioritetet e programit të tij qeverisës: Uljen e papunësisë nën 5 për qind në dekadën e ardhshme, zhvillimin e turizmit në kryeqytet, reduktimin deri në 50 për qind të ndotjes së ajrit, si dhe zgjidhjen afatgjatë të trafikut urban.

Çeku po ashtu u zotua për reforma në arsim, përmes ndërtimit të hapësirave të reja shkollore, si dhe  për garantimin e hapësirave publike të lira për banorët. Ai paralajmëroi gjithashtu projekte për hapësira të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara, si dhe ndërtimin e parkingjeve nëntokësore në këtë zonë të kryeqytetit.