By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar, edhe 12 ditë afat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar, edhe 12 ditë afat
Ballina 1Lajme

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar, edhe 12 ditë afat

Kosova Times
Last updated: 2025/09/30 at 6:35 PM
Kosova Times Published September 30, 2025
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim, duke konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar, meqë nuk është zgjedhur edhe nënkryetari i komunitetit serb.

Kushtetuesja ka urdhëruar që seanca konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të mbetur prej 12 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi.

Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pas ankesës që kishin deponuar 10-të deputetë të Kuvendit të Kosovës 9 prej tyre serb e një goran lidhur me kushtetutshmërinë e vendimeve të nxjerra më 26 e 28 gusht.

Gjithashtu, ka urdhëruar të gjithë deputetët që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Tutje, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të vazhdojë masën e përkohshme që ka hyrë në fuqi më 5 shtator, deri në hyrjen në fuqi të këtij aktvendimi.

Ky është njoftimi i plotë i publikuar nga Kushtetuesja.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 shtator 2025 vendosi përkitazi me kërkesën KO265/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të Seancës Konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025, të parashtruar nga Igor Simić dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata, njëzëri, ka vendosur:

I. TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

III. TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi;

IV. TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit;

V. TË VAZHDOJË, masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5 shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;

VI. T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

VII. TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;

VIII. TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve, përveç pikës V të dispozitivit, e cila hyn në fuqi menjëherë”.

You Might Also Like

Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

Numërimi i votave jashtë Kosovës, KQZ proceson mbi 90% të vendvotimeve

Kosova Times September 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përkujtohen veprimtarët, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Kosova Times Kosova Times January 17, 2023
Kush është fajtor për ‘sabotimin’ e tubacioneve ruse?
Kosova për herë të parë në Lojërat Paralimpike, Osmani: Moment historik
U qëllua me armë zjarri në Bruksel, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar
Askush nuk e prish tymin e duhanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?