Në Varshavë po mbahet Forumi i Sigurisë. Në këtë forum po merr pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Gjatë konferencës, Maqedonci theksoi rëndësinë e mbrojtjes gjithëpërfshirëse në fushën ushtarake dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në këtë proces. Maqedonci ka përmendur si sfidë kryesore rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rreziqet nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme keqdashëse.
Në ditën e dytë të punimeve të Forumit të Sigurisë së Varshavës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, isht folës në panelin “Të lidhur, por të mbrojtur: Shtylla digjitale e demokracisë moderne”, ku bashkë me ministra dhe zëvendësministra nga Polonia, Danimarka, Ukraina, Shqipëria dhe drejtues nga Ministria e Forcave të Armatosura të Francës, diskutuan për sfidat dhe mundësitë e epokës digjitale.
Maqedonci theksoi rëndësinë e mbrojtjes gjithëpërfshirëse në fushën ushtarake dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në këtë proces.
Ai ka shkruar në Facebook se ka përmendur si sfidë kryesore rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rreziqet nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme keqdashëse.
Panelistët konfirmuan se vendet e Evropës ndjekin qasje të ndryshme ndaj këtyre sfidave, por bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave janë thelbësore për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen digjitale.