Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 25 aksidente me të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2362 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 21 persona, prej të cilëve 13 i ka dërguar në mbajtje  dhe 1  në vuajtje të dënimit.