By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tetë prej kandidatëve për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin Rep
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tetë prej kandidatëve për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin Rep
Lajme

Tetë prej kandidatëve për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin Rep

Kosova Times
Last updated: 2025/10/01 at 10:49 AM
Kosova Times Published October 1, 2025
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin lidhur me kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale 2025, të cilët kanë aktakuza aktive, apo që janë dënuar më herët me vendime të formës së prerë për vepra të ndryshme penale.

 

IKD thekson se ka avokuar vazhdimisht për dekriminalizimin e politikës, në kuptim që personat të cilët kanë probleme me ligjin, edhe nëse nuk kanë ndalesa specifike ligjore, mos të jenë pjesë e listave zgjedhore dhe bartës të funksioneve të caktuara publike.

“Siç është theksuar vazhdimisht, kërkesa për moskandidim të personave të cilët kanë probleme me ligjin nuk nënkupton cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë por se synon të dërgojë një mesazh pozitiv, në atë mënyrë që përderisa problemet me ligjin nuk përfundojnë, partitë politike nuk kandidojnë persona të tillë”, thuhet në komunikatë.

Sipas të dhënave të monitorimit të IKD-së, nga 206 kandidatët për kryetarë të komunave, tetë prej tyre apo 3.9% janë persona të cilët kanë probleme me ligjin.

“Prej tyre, janë gjithsej katër (4) kandidatë të cilët kanë aktakuza aktive, mbi bazën e të cilave aktakuza edhe janë dënuar nga gjykata e shkallës së parë, por se këto dënime ose janë kthyer në rigjykim ose nuk kanë marrë formën e prerë. Ndërkaq, janë  identifikuar edhe pesë (5) kandidatë që në të kaluarën janë dënuar me vendim të formës së prerë”, theksohet në komunikatë.

Tre prej kandidatëve që kanë probleme me ligjin, IKD gjen se janë nga PDK dhe një nga LVV

“Tek kandidatët për kryetarë të komunave që IKD ka gjetur se kanë probleme me ligjin, përfshihen katër (4) kandidatë nga dy parti politike, tre (3) prej tyre nga PDK dhe një (1) nga LVV. Përderisa, tre (3) kandidatë janë nga tri iniciativa qytetare, Bashkimi Demokratik i Prizrenit, Srpska NarodnaSloga dhe Iniciativa Demokracia. Kurse, një (1) është kandidat i pavarur”, thuhet më komunikate.

Sipas IKD-së, kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 12 tetorit 2025 të cilët kanë probleme me ligjin janë akuzuar në 12 raste, për gjithsej 10 vepra të ndryshme penale.

Krahasimisht me zgjedhjet lokale të vitit 2021, IKD gjen se ka progres sa i përket numrit të përgjithshëm të kandidatëve me probleme me ligjin, numrit të kandidatëve me aktakuza aktive dhe numrit të komunave në të cilat garojnë kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin.

“Progres po ashtu vërehet edhe në numrin e partive politike që përfshijnë në listat e tyre kandidatë për kryetarë të komunave. Në vitin 2021 ishin evidentuar katër (4) parti politike, përderisa në zgjedhje lokale 2025, janë evidentuar dy (2) parti politike. Mirëpo, në këto zgjedhje janë evidentuar edhe tri (3) nisma qytetare që kanë paraqitur kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin, përderisa një kandidat tjetër është i pavarur, të cilët formalisht trajtohen si subjekte politike”, thekson IKD.

IKD në raport evidenton regres sa i përket numrit të kandidatëve me dënime të formës së prerë.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

Kosova Times October 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Kosova, e ndërtuar mbi historinë e dhimbshme të luftës dhe gjenocidit, e kupton më së miri rëndësinë e luftës kundër urrejtjes

Kosova Times Kosova Times January 27, 2025
Ka shëtitur ne Zagreb lakuriq dhe ka goditur makinat me sëpatë dhe në shtëpinë e tij është gjetur trupi i një gruaje
U nënshkrua plotësim/ndryshimi i Udhëzimit e Administrativ për kushtet dhe procedurat per ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në institucionet private
Lansohet indeksi i Plakjes Aktive
Rusia po përpiqet të “normalizojë” bisedat e Perëndimit për ndarjen e Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?