By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin
January 25, 2026
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Instituti amerikan: SHBA duhet të rishikojë strategjinë e saj për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Instituti amerikan: SHBA duhet të rishikojë strategjinë e saj për Kosovën
Ballina 1Lajme

Instituti amerikan: SHBA duhet të rishikojë strategjinë e saj për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2025/10/02 at 1:34 PM
Kosova Times Published October 2, 2025
Share
SHARE

Instituti amerikan për strategji dhe politika “New Lines Institute” ka publikuar së fundmi një raport mbi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në çerek shekullin e fundit.

Raporti thekson se roli i SHBA-ve në Kosovë ka kaluar nga mbështetje për krijimin e një shteti të ri në një pozicion mbikëqyrës të një status quo të paqëndrueshme.

Kosova ka bërë përparime të dukshme në konsolidimin e demokracisë së saj, duke u renditur si shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor sipas Indeksit të Demokracisë Liberale të V-Dem.

Megjithatë, raporti thekson se SHBA duhet të trajtojnë partinë Vetëvendosje qoftë në pushtet apo në opozitë si një partner të vërtetë, duke njohur pikëpamjet e saj për interesat sovrane të Kosovës.

“Uashingtoni do të bënte mirë të përdorte mësimet e diplomacisë së tij të kaluar në Kosovë për të përmirësuar qasjen ndaj qeverisë së Prishtinës në të tashmen dhe të ardhmen”, thuhet në raport.

Sipas raportit, SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë fuqishëm dialogun politik Kosovë-Serbi, por jo duke toleruar korrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Rekomandimet kryesore të nxjerra nga ky raport përfshijnë:

-Uashingtoni duhet ta trajtoj Vetëvendosjen si partner i vërtetë: SHBA duhet të njohin interesat sovranë të partisë Vetëvendosje dhe të mbështesin përpjekjet e saj kundër korrupsionit, duke mos toleruar asnjëherë kapjen e shtetit.

-Balancimi i kritikave ndaj Kosovës dhe Serbisë: SHBA duhet të aplikojë standarde të barabarta ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë fund perceptimit se autoritarizmi i Beogradit injorohet ndërsa Prishtina kritikohet. Duke i detyruar të dyja palët të respektojnë standarde të qëndrueshme, SHBA-të mund të forcojnë besueshmërinë e tyre si një ndërmjetësuese parimore.

Sipas raportit, Washingtoni duhet të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), që ato të ndryshojnë qëndrim për të avancuar stabilitetin rajonal dhe zgjerimin evropian. Sigurimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës mund të jetë një qëllim i rëndësishëm i përkohshëm.

Po ashtu aty thuhet se gjatë çerek shekullit të fundit, roli i SHBA-së ndaj Kosovës ka evoluar nga ai i ndihmës për lindjen e një shteti të ri, në rolin e kujdestarit të një status quo-je të vështirë. Ndikimi amerikan, i cili dikur ndikonte në çdo vendim të madh në Prishtinë, është zbehur me pjekjen e Kosovës. Tani Kosova është mjaftueshëm e qëndrueshme dhe demokratike për t’u bërë një partnere e vërtetë, dhe Uashingtoni duhet të përshtatet me këtë realitet.

You Might Also Like

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Policia gjen armë në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Rama me letër të hapur për Kurtin

Në mesnatë lëshuan muzikë me zë të lartë, gjobiten bizneset në Shtime

IHMK i reagon komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot

Kosova Times October 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

HUR mohon pretendimet e mediave për paralajmërimin e Budanovit për ‘Bisedimet e Paqes’

Kosova Times Kosova Times January 27, 2025
Aliu viziton fillimin e punimeve në rrugën rajonale Nadakovc – Ceceli
PDK: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit
Prizren, një 28-vjeçare tenton të vetëvritet, pëson lëndime të rënda
Washington Post: Administrata Trump planifikon të dëbojë 1 milion emigrantë nga SHBA në një vit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?