Sabri Kiçmari, ambasador i Kosovës në Japoni, është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Japonisë, Gen Nakatani.
“Pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë shumë miqësore me Ministrin e Mbrojtjes të Japonisë, SHT z. Gen Nakatani. Gjatë mandatit të tij, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes është thelluar ndjeshëm. E falënderova për mbështetjen e dhënë në procesin e akreditimit të atasheut tonë të mbrojtjes, i cili ka filluar mandatin e tij në prill të këtij viti”, ka shkruar Kiçmari në ‘Facebook’.