Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar popullit gjerman 35-vjetorin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Krasniqi në një postim në Facebook, ka thënë se kjo datë shënon një moment historik që simbolizon jo vetëm bashkimin e një kombi, por edhe fuqinë e vlerave evropiane si liria, barazia dhe solidariteti
“Sot shënohet 35 vjetori i Ditës Kombëtare të Gjermanisë – një moment historik që simbolizon jo vetëm bashkimin e një kombi, por edhe fuqinë e vlerave evropiane si liria, barazia dhe solidariteti. Ne qëndrojmë krah këtyre parimeve, duke promovuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për të gjithë. Gëzuar Ditën e Bashkimit, Gjermani!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.