Një shtetas i Serbisë është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës në pikën kufitare Jarinjë, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë në orët e hershme të mëngjesit.
Nga incidenti një zyrtar policor ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se po vijohet me procedurat ligjore lidhur me rastin.