By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deklaratat e Vuçiqit për luftë, reagon Presidenca e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deklaratat e Vuçiqit për luftë, reagon Presidenca e Kosovës
Ballina 1Lajme

Deklaratat e Vuçiqit për luftë, reagon Presidenca e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/10/04 at 5:30 PM
Kosova Times Published October 4, 2025
Share
SHARE

Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentit të Serbisë , Aleksandër Vuçiq, i cili një ditë më parë tha se “Të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës”, për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

 

Në reagimin e saj, Presidenca thotë se thirrjet e pamatura të Vuçiqit për luftë janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së afërt.

“Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për të shtruar rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme, Vuçiq po i tregon botës se nuk e ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend që të kthejë faqen, Vuçiq dhe regjimi i tij po flirtojnë sërish me të njëjtat fantazi shkatërrimtare që dikur shkatërruan mijëra jetë të pafajshme”.

Sipas Presidencës së Kosovës ky skenar është parë më herët, në kohën e Millosheviqit, i cili, zgjodhi luftën gjenocidale si mjetin e tij të fundit të dëshpëruar për të mbajtur pushtetin.

“Ai ushtroi dhunë çnjerëzore në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë, dhe në fund në Kosovë — të gjitha të dokumentuara me kujdes për ta parë bota. Përmes makinerisë së tij propagandistike, me Vuçiqin si shef të propagandës, ai ndezi urrejtjen që çoi në vrasje sistematike, varreza masive, shkatërrim dhe izolimin më të thellë të Serbisë. Pushteti i tij përfundoi me turp: u rrëzua nga populli i vet, u gjykua si kriminel lufte dhe mbahet mend si njeriu që e çoi kombin e tij drejt rrënimit dhe si kasapi i Ballkanit”, thuhet tutje në reagimin presidencial.

Nga zyra e të parës së shtetit, në reagim tutje thuhet se “Vuçiq duket se beson se mund ta ringjallë të njëjtën formulë helmuese: të nxisë konflikte, të rrezikojë jetë, dhe të besojë se gjakderdhja do ta mbajë në pushtet”.

Sipas Presidencës, siç kishte dështuar Millosheviqi, do t dështojë edhe Vuiçiqi.

“Historia është e qartë dhe e pamëshirshme. Millosheviqi dështoi — dhe po ashtu do të dështojë edhe Vuçiqi. Lufta nuk është një mjet udhëheqjeje. Ajo është strehimi i fundit i liderëve që kanë humbur legjitimitetin, që nuk mund të frymëzojnë me vizion, dhe që nuk shohin asnjë rrugë përpara veçse përmes shkatërrimit. Kosova, nga ana tjetër, ka zgjedhur paqen. Paqen, të cilën do ta mbrojmë me çdo kusht”, thuhet në fund të reagimit të Presidencës së Kosovës, ndaj deklaratave të një dite më parë të presidentit serb, Vuçiq.

You Might Also Like

Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë

Rama: Anulova Davosin për kete arsye

Paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes

Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Kosova Times October 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Suedezi Svante Paabo fiton Çmimin Nobel për Mjekësi

Kosova Times Kosova Times October 3, 2022
Një zyrtar policor goditet me veturë në Soqanicë të Zveçanit
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në skuadër
Nën kërcënimin e thikës kishte kryer grabitje, arrestohet i dyshuari
Në FSK organizohet ‘Java Ndërkombëtare e Kadetëve`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?