Për tri javët e fushatës zgjedhore, sipas KDI-së, Uran Ismaili i PDK-së kandidat për Prishtinën, Alban Hyseni kandidat i Vetëvendosjes për Gjilanin, Besa Shahini e Partisë Socialdemokrate kandidate për Prishtinën, Përparim Rama kandidat i LDK-së, për Prishtinën, Zafir Berisha kandidat i Bashkimit Demokratik për Prizrenin, Petrit Hajdari që kandidon nga PDK-ja për Drenasin, Driton Selmanaj i LDK-së që kandidon më 12 tetor për Prizrenin, Gëzim Krasniqi i PDK-së që garon për Malishevën, Natyra Kuçi e cila më 12 tetor kandidon për kryetare të Deçanit e  Shpejtim Bulliqi që kandidon për Podujevën, janë renditur ndër dhjetë kandidatët për kryetar komunash që kanë shpenzuar më së shumti gjatë fushatës në rrjete sociale.

Sipas renditjes së KDI-së, listës i prinë  Uran Ismaili i cili del të ketë shpenzuar për rrjete sociale 6 mijë e 318 euro.

Pas tij vjen, Alban Hyseni i Vetëvendosjes i cili del të ketë shpenzuar 2 mijë e 264 euro.

E treta me radhë është renditur Besa Shahini që ka shpenzuar sipas KDI-së 1 mijë e 828 euro.

Për tri javë të fushatës, i katërti është renditur ndër 10 kandidatët për kryetar me më së shumti shpenzime për rrjete sociale, Përparim Rama, i cili thuhet të ketë shpenzuar 1 mijë e 593 .

Zafir Berisha është renditur i pesti ndër 10 kandidatët me më së shumti shpenzime për rrjete, pra 808 euro.

Petrit Hajdari, sipas KDI-së ka shpenzuar 735 euro gjatë kësaj periudhe, ndërsa sipas tyre, Driton Selmanaj nga LDK-ja ka shpenzuar për rrjete sociale deri tash 724 euro.

I teti me radhë është renditur, Gëzim Krasniqi me 658 euro të shpenzuara. Me shpenzime të përafërta del të jetë edhe kandidatja Natyra Kuçi, që ka shpenzuar 614 euro për fushatë në rrjete.

I fundit në këtë listë prej 10 kandidatëve me më së shumti shpenzime është renditur Shpejtim Bulliqi, i cili sipas KDI-së ka shpenzuar 584 euro përgjatë tri javëve të fushatës.