Në Shirokë të Suharekës, është arrestuar një i dyshuar pasi gjatë kontrollit fizik, tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 41.35 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Dragash, gjatë kontrollit tek një i dyshuar tjetër janë gjetur dhe konfiskuar 3 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një grinder dhe një pako rizlla. Pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar lirimin e tij.

Rasti i tretë është raportuar në Leposaviq, ku gjatë një kontrolli në banesën e një të dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt.