Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar për mos certifikimin e shtatë organizatave jo-qeveritare e vëzhguesve të tyre për zgjedhjet e 12 tetorit.
Rekomandimi erdhi pas kërkesës së anëtarëve të KQZ-së për të vlerësuar aplikimin për akreditimin e vëzhguesve të këtyre shtatë organizatave jo-qeveritare.
Bëhet fjalë për OJQ: Qendra Rinore Shtime që kishet aplikuar me 49 vëzhgues, Centre for social inclusion Gracanica – CSIG me 36 vëzhgues, NVO PBG, 18 vëzhgues, Shoqata Qytetare RESTART me 46 vëzhgues; • Shoqata e Grave “shtëpia Jonë” me 52 vëzhgues, Fuqia e zërit me 259 vëzhgues si dhe Qendra Kulturore Orfeu me 53 vëzhgues.
Ndërkohë, KQZ-ja mori vendim për miratimin e procedurës për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për Zgjedhjet Lokale 2025.
Ky dokument përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha aktivitetet dhe procedurat që zhvillohen në QNR.
Në QNR bëhet numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, rinumërimi eventual i vendvotimeve me vendim të KQZ-së, PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, si dhe tabulimi dhe publikimi i rezultateve përfundimtare.