By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
January 22, 2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
January 22, 2026
Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
January 22, 2026
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy raste të sekuestrimit të armëve në Rahovec, një i mitur në mbajtje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dy raste të sekuestrimit të armëve në Rahovec, një i mitur në mbajtje
Lajme

Dy raste të sekuestrimit të armëve në Rahovec, një i mitur në mbajtje

Kosova Times
Last updated: 2025/10/07 at 10:16 PM
Kosova Times Published October 7, 2025
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në dy raste të ndara në komunën e Rahovecit, pas publikimit të videove në rrjetet sociale ku shiheshin persona duke përdorur armë zjarri.

 

Në rastin e parë, një person i mitur kishte postuar një video ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

Pas identifikimit, njësitet policore kanë ushtruar kontroll në shtëpinë e tij në fshatin Qifllak të Rahovecit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë të gjata, një pistoletë me një karikator, një karikator shtesë, 207 fishekë të llojeve të ndryshme si dhe nëntë gëzhoja kalibër 9 mm.

Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë me urdhër të prokurorit për shkak të dyshimit për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Në rastin e dytë, një person tjetër i moshës madhore është identifikuar pas publikimit të një videoje ku shihej duke përdorur një armë zjarri të llojit pistoletë.

Gjatë bastisjes në banesën e tij në fshatin Fortesë të Rahovecit, janë sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë penale për të njëjtat vepra.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin në parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit dhe në garantimin e sigurisë së qytetarëve, duke u fokusuar në veprime të menjëhershme ndaj çfarëdo shkeljeje që paraqet rrezik për rendin dhe sigurinë publike.

You Might Also Like

Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë

Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën

Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

Kosova Times October 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë fshihet pas njoftimit se presidenti mund të tërhiqet nga detyra?

Kosova Times Kosova Times October 18, 2022
Aliu pas aksidentit tragjik: Ditë e kobshme për komunën e Shtimes
Në Kolorado, një burrë hodhi kokteje Molotov dhe i vuri flakën njerëzve, gjashtë të plagosur
Në fundjavë turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’
Trump e shtyn Evropën në veprim për shkak të Ukrainës: 40,000 ushtarë në tryezë, Macron udhëheq negociatat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?