By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UP nderon me çmimin `Alumni Nderi i UP-së` Osmanin dhe Kurtin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > UP nderon me çmimin `Alumni Nderi i UP-së` Osmanin dhe Kurtin
Ballina 1Lajme

UP nderon me çmimin `Alumni Nderi i UP-së` Osmanin dhe Kurtin

Kosova Times
Last updated: 2025/10/07 at 2:39 PM
Kosova Times Published October 7, 2025
Share
SHARE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti janë nderuar me çmimin `Alumni i Nderit të Universitetit të Prishtinës` nga Universiteti i Prishtinës.

 

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, u shpreh se Universiteti i Prishtinës ka qenë dhe vazhdon të jetë shtëpi e shumë njerëzve të ndritur, idealistë.

Ndërsa gjatë fjalimit të saj, Osmani theksoi rëndësinë që ka pasur ky universitet në formimin e saj profesional dhe personal.

“Ka diçka thellësisht të bukur e domethënëse në rikthimin e një ish-studenteje në Universitetin e vet, në vendin ku ëndrrat morën drejtimin e duhur, ku idealet u formësuan dhe ku filloi rrugëtimi për të qenë në shërbim të vendit”, u shpreh ajo.

Presidentja e cilësoi Universitetin e Prishtinës si një “tempull të dijes” dhe një simbol të lirisë së mendimit, debatit dhe kërkimit të së vërtetës. Ajo theksoi se investimi në arsim është investimi më fisnik që mund të bëjë një shtet, pasi ai sjell stabilitet, zhvillim dhe dinjitet.

“UP ka qenë dhe mbetet zemra akademike për shtetin tonë, themeli mbi të cilin së bashku e ndërtojmë të ardhmen”, ka thënë Osmani.

Kurse Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ceremonisë në Universitetin e Prishtinës, vlerësoi rolin historik dhe shoqëror të këtij institucioni, duke e cilësuar atë si themel të dijes, guximit dhe lirisë.

“Nuk është rastësi që pikërisht 1 tetori, dita kur ju keni filluar vitin e ri akademik, është përcaktuar si dita e studentëve,” tha Kurti, duke theksuar rolin qendror të studentit si mbartës i dijes dhe pjesëmarrës aktiv në ngjarjet historike të vendit.

Duke folur si ish-student i këtij universiteti, Kurti theksoi se Universiteti i Prishtinës ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me zhvillimet historike dhe shoqërore të Kosovës. “Që nga themelimi i Universitetit nuk ka ngjarje që të mos e ketë zanafillën ose në përmbajtjen e vet emrin e studentit,” tha ai.

Ai shtoi se Universiteti u themelua për të krijuar kuadro profesionale dhe për të qenë bartës të guximit, duke u kthyer në një formë proteste ndaj okupimit dhe sundimit, ku dija bëhet akt i lirisë.

Kurti i bëri thirrje rektorit dhe profesorëve që Universiteti “Hasan Prishtina” të synojë të jetë një ndër dëshmitë më të mëdha ndërkombëtare të Kosovës. “Është detyrë ta bëjmë këtë universitet më të lartin në rajon,” u shpreh ai, duke theksuar se asnjë universitet tjetër në rajon nuk ka një lidhje kaq të fortë me ekzistencën politike dhe publike të shtetit siç ka Universiteti i Prishtinës me Republikën e Kosovës.

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times October 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Italia e Kosova nënshkruajnë planin bilateral të bashkëpunimit në mbrojtje

Kosova Times Kosova Times November 27, 2025
Mitsotakis: Kemi siguruar 12 miljet/ Kreu i qeverisë greke tregon marrëveshjen për gjyqin e Hagës
Onana thotë se e ka kaluar vështirësinë te United
Inaugurohet Qendra Kibernetike, Kurti: Fqinji verior është agresiv
Lavrov: Perëndimi dëshiron të militarizojë Azinë Juglindore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?