Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thotë se ndihet krenar, për ndihmën e saj që për herë të parë ndonjëherë, në Kosovë të përdoret Skanimi me Laser Airborne. “Jemi krenarë që me mbështetjen e Ambasadës, kjo teknologji inovative mund të aplikohet për herë të parë për të anketuar vendet arkeologjike në Kosovë”.
Ambasada gjermane përmes një postimi në Facebook, njofton se në një mision të përbashkët të Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe Institutit Arkeologjik Gjerman, dy vende u skanuan plotësisht nga ajri.
“Jemi të ngazëllyer të shohim se çfarë fshihet nën mbulesën e pemës – dhe si kjo njohuri e re do të ndihmojë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës për gjeneratat që vijnë. Kjo shënon piketën e parë në marrëveshjen e bashkëpunimit arkeologjik ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, të nënshkruar në fillim të këtij viti”, thuhet në postimin e ambasada e gjermane në Kosovë.