Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar sot në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë. Pas votimit, ai u shpreh optimist se edhe këtë herë Kosova do të dëshmohet si shembull i organizimit të zgjedhjeve.
“Zgjedhjet në Kosovë gjithmonë kanë qenë shembull dhe do të mbesin festë, festë e madhe e demokracisë. Janë ditë kur vendimmarrja kthehet te qytetarët për katër vitet e ardhshme, për lagjet, qytetet dhe komunat e tyre,” tha Abdixhiku.
Ai falënderoi anëtarët e KQZ-së, komisionarët, vëzhguesit, Policinë e Kosovës, Prokurorinë, si dhe mediat për angazhimin e tyre në procesin zgjedhor, duke dhënë një urim të veçantë për votuesit e rinj që po marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje.