By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministrat e Jashtëm të BE-së: Izraeli dhe Irani të ndalin konfliktin
June 20, 2025
Rekrutët e Njësive Speciale Operative demonstrojnë aftësitë profesionale
June 20, 2025
Delegacioni arbëresh në Kosovë, thellohet lidhjet kulturore
June 20, 2025
Tri vetura përfshihen nga zjarri në ‘Breg të Diellit’, nuk ka të lënduar
June 20, 2025
Xhafer Tahiri nga LDK kandidon për kryetar të Vushtrrisë
June 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat botërore pasqyrojnë deklaratat e Ramës në debatin për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mediat botërore pasqyrojnë deklaratat e Ramës në debatin për Ukrainën
Lajme

Mediat botërore pasqyrojnë deklaratat e Ramës në debatin për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/09/21 at 10:32 AM
Kosova Times Published September 21, 2023
Share
SHARE

Media botërore vazhdon t’i kushtojë vëmendje debatit dhe deklaratave të kryeministrit Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasditen e djeshme.

Rama, duke iu përgjigjur kritikave të delegacionit rus, ai theksoi se nëse rusët duan që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mos fliste, Rusia duhej të ndalonte luftën.

ANSA

Rusia kërkoi ngadalësimin e fillimit të samitit për Ukrainën në OKB duke kundërshtuar vendimin e presidencës shqiptare të radhës të Këshillit të Sigurimit dhe duke kërkuar që presidenti Volodymyr Zelensky të mos fliste i pari, por fillimisht 15 anëtarët sipas protokollit.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama u përgjigj se ”sipas procedurave të Këshillit të Sigurimit, nëse një çështje është e përshtatshme, atëherë edhe një vend që nuk është anëtar i KS mund të fliste para 15 anëtarëve”.

Moska u përpoq ta parandalonte Zelenskyn që të fliste i pari duke argumentuar se kjo do të “minonte autoritetin e Këshillit të Sigurimit”, duke e kthyer atë në një ”shfaqje personale”.

Por, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti aktual, u preu shpresën duke thënë se ”ka një zgjidhje, ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të flasë”.

AFP

”Si shenjë e një atmosfere të tensionuar, ambasadori rus u ankua se presidenti ukrainas ishte i autorizuar të fliste para anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit, duke denoncuar një organ “të shndërruar në një shfaqje të një personi” dhe një “spektakël”.

Për të cilën kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili mban presidencën e Këshillit, u përgjigj ”ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të flasë”.

open.online

Përpara presidentit ukrainas, ishte një tjetër shef qeverie ai që dënoi drejtpërdrejt përfaqësuesit e Moskës në mbarë botën dhe ai ishte kryeministri shqiptar Edi Rama.

Kryetari i radhës i Këshillit të Sigurimit, Rama ishte përgjegjës për menaxhimin e debatit.

Rama iu përgjigj publikisht kundërshtimit formal të paraqitur në hapjen e seancës nga Rusia.

”Dua të siguroj kolegët e mi rusë dhe të gjithë të pranishmit se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare. Ekziston një zgjidhje për këtë, nëse jeni dakord. Ndaloni luftën dhe nuk do të ketë arsye që presidenti Zelensky të flasë”, theksoi Rama.

ANADOLU AGENCY

Debati i nivelit të lartë, i cili u drejtua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u zhvillua me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të KS-së si dhe zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ndërkohë, takimi filloi me debate mes kryeministrit Rama dhe përfaqësuesit të Rusisë mbi fjalën e parashikuar për t’u mbajtur në këtë takim nga presidenti Zelensky.

Në fjalën e tij, duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë, kryeministri Rama theksoi se “një agresion në zemër të Evropës nuk mund të jetë vetëm problemi i Evropës”.

“Lufta e Ukrainës është një luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira e të barabarta, ku tërësia territoriale është e patjetërsueshme dhe e drejta për të jetuar në paqe e padiskutueshme. E kundërta jo vetëm është ditë shkurtër, por tejet e rrezikshme për të gjithë që janë në këtë çati”, tha Rama.

You Might Also Like

Rekrutët e Njësive Speciale Operative demonstrojnë aftësitë profesionale

Tri vetura përfshihen nga zjarri në ‘Breg të Diellit’, nuk ka të lënduar

Xhafer Tahiri nga LDK kandidon për kryetar të Vushtrrisë

Veriu i Mitrovicës nesër pa ujë të pijes, shkak një defekt

Krasniqi: Lista Serbe është e Radojçiqit, jo e serbëve

Kosova Times September 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti vendos gurthemelet për tri projekte në Podujevë

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Gasperini kërkon përqendrim maksimal ndaj Liverpool-it
Rohde: Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE
Abdixhiku: Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re
Nagelsmann i hap rrugë rinovimit me Gjermaninë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?