Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një konferencë për media ka falënderuar qytetarët që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
“Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar, të dhënat nga terreni na bënë të ditur që procesi është i rregullt dhe demokratik, shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë proces demokratik”, ka thënë ai.
Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin të votojnë. “Shfrytëzoj mundësinë që të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ende nuk kanë votuar ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë. Ndërsa për parregullsi përjashtuar disa raste të vogla nuk kemi ndonjë parregullsi të mëdha, qytetarët kanë treguar një vetëdije të lartë në këto zgjedhje”, ka thënë Mustafa.