Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.

 

Presidenca thotë se Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

“Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Po ashtu, thotë Presidenca, gjatë qëndrimit në Lubjanë, Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë.

Zyra e presidentes Osmani, thotë se e para e shtetit do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.