Kandidatja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka votuar sot në Shkollën Fillore “Iliria” në kryeqytet.
Pas votimit, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht grave, që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë, sidomos gratë. Kemi folur shpesh se në zgjedhjet lokale gratë votojnë më pak sesa burrat, prandaj i ftoj që sot ta përmbysim këtë statistikë dhe të marrim pjesë sa më shumë në vendimet që ndikojnë në jetën tonë të përditshme,” tha Shahini.