By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria renditet në pozitë të lartë për pushimet më të lira për vitin 2026
January 8, 2026
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Shoqëria që mbron krijimtarinë është shoqëri që beson në vetvete
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Shoqëria që mbron krijimtarinë është shoqëri që beson në vetvete
Lajme

Kurti: Shoqëria që mbron krijimtarinë është shoqëri që beson në vetvete

Kosova Times
Last updated: 2025/10/14 at 2:48 PM
Kosova Times Published October 14, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën me temë “Fuqizimi i të drejtave muzike përmes menaxhimit kolektiv”, të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti në bashkëpunim me Kosova Music Rights Society (KMRS), ku u bë lansimi zyrtar i Organizatës së Menaxhimit Kolektiv për të Drejtat e Autorit në Fushën e Muzikës, Kosova Music Right Society (KMRS).

 

Në fjalën hyrëse, kryeministri Kurti tha se çdo nismë e jona, si kjo e sotmja, qëndron mbi supet e maleve shpirtërore që janë ndërtuar dhe vazhdojnë ta bëjnë Kosovën vend hiper-muzikor dhe për këtë arsye ne i kemi detyrim kësaj krijimtarie dhe krijueseve të saj.

“Sot po shënojmë një hap që shkon përtej muzikës. Sepse, në thelb të kësaj nisme të krijimit të Kosova Music Rights Society (KMRS) dhe punës që i pret përpara, qëndron një ide më e madhe: ajo e të drejtës për të zotëruar frytin e punës sonë, për të fituar edhe autori nga dobia publike. Kjo nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe morale, kulturore e filozofike. Shoqëria që njeh dhe e mbron krijimtarinë është shoqëri, e cila beson në vetvete. Shoqëri, e cila beson në të tashmen dhe në të ardhmen e saj. Po ashtu, është shoqëri, e cila edhe i respekton artistët e vet përveçse i do ata”, tha kryeministri Kurti.

Kosova Music Rights Society, siç tha kryeministri, është më shumë se një organizatë besimi midis krijuesve dhe shtetit, si dhe midis publikut dhe artit. Me këtë hap, shtoi ai, Kosova hyn në një kapitull të ri të menaxhimit kolektiv të të drejtave autoriale, duke u bërë pjesë e traditave botërore institucionale dhe rrjetit evropian të bashkëpunimit me organizata si SACEM e Francës, (Shoqëri e Autorëve, Kompozitorëve dhe Muzicientëve) dhe potencialisht me bashkëpunim me të gjitha të tjerat në botë, një partneritet që dëshmon për seriozitetin e kësaj nisme dhe për hapjen tonë drejt standardeve ndërkombëtare.

Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë dhe do të mbetet partnere e palëkundur në zhvillimin e industrisë së muzikës në të gjitha format e saj, nga kompozimi dhe interpretimi te prodhimi, shpërndarja dhe mbrojtja ligjore e veprës. Ai theksoi se me Ligjin e ri për Kulturën, me Ligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e përafërta dhe me reformat e tjera, që po ndërmarrim, ne po ndërtojmë themelet për një sistem që mbron krijuesin dhe nxitë ekonominë krijuese.

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Kosova Times October 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Çeku: Me dinamikë të lartë po zhvillohen punimet në stadiumin e Gjakovës

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Sonte finalja e Eurovizion 2025, drejtpërdrejt në RTK
Rabiot kërkohet nga dy klubet e mëdha evropiane
A është edhe kjo një “gabim”? Një dron rus hyri në hapësirën ajrore rumune
“Sofra Pukjane” në mbështetje të zhvillimit social-ekonomik të banorëve të Pukës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?