By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve
November 3, 2025
Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit
November 3, 2025
Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë
November 3, 2025
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Miratohet Deklarata e Dubrovnikut nga Ballkani Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Miratohet Deklarata e Dubrovnikut nga Ballkani Perëndimor
Lajme

Miratohet Deklarata e Dubrovnikut nga Ballkani Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2025/10/14 at 6:38 PM
Kosova Times Published October 14, 2025
Share
SHARE

Ministrat e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga Ballkani Perëndimor (BP) miratuan sot Deklaratën e Dubrovnikut në Takimin e Dytë Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

 

Takimi u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në bashkëpunim me Ministrinë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), nën Partneritetin Rajonal për Klimën, me mbështetjen e Komisionit Europian, Qeverisë së Kroacisë dhe nën Kryesimin e Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të Procesit të Berlinit 2025.

Deklarata konfirmon përkushtimin e rajonit për të ndjekur Marrëveshjen e Gjelbërt Europiane. Ajo përfaqëson një moment kyç në ndërtimin e një Ballkani Perëndimor më të pastër, më të qëndrueshëm dhe më rezistent ndaj ndryshimeve klimatike.

“Me miratimin e Deklaratës së Dubrovnikut, ministrat e Ballkanit Perëndimor Gjashtë miratuan katër dokumente kryesore rajonale:

Plani i Rishikuar i Veprimit për Agjendën e Gjelbërt 2025–2030, i cili zvogëlon numrin e veprimeve nga 58 në 41 dhe siguron përafrimin e rajonit me Marrëveshjen e Gjelbërt Europiane;

Udhërrëfyesi i Ballkanit Perëndimor Gjashtë për Përshtatjen me Klimën, që përcakton një vizion afatgjatë për qëndrueshmërinë dhe hapat drejt zhvillimit të një Strategjie Rajonale të Përshtatjes deri në vitin 2026;

Plani Rajonal i Veprimit për Parandalimin e Ndotjes nga Plastika, përfshirë dhe Mbetjet Detare, që synon mbrojtjen e mjedisit detar dhe lumor të Ballkanit Perëndimor 6; dhe

Përmbledhja e Planit Strategjik të Biodiversitetit për Ballkanit Perëndimor Gjashtë, që vendos bazat për restaurimin e natyrës dhe përafrimin me Kornizën Globale të Biodiversitetit”, thuhet në njoftim.

Këto dokumente përcaktojnë objektiva të matshme për rajonin, disa prej të cilave janë:
Deri në vitin 2028, Ballkani Perëndimor Gjashtë duhet të zvogëloj përdorimin e plastikës njëpërdorimëshe më ndotëse me 80%.
Deri në vitin 2030, paketimet plastike duhet të përmbajnë të paktën 30% material të ricikluar dhe 40% e mbetjeve komunale duhet të riciklohen.
Rajoni duhet gjithashtu të mbrojë 30% të tokës dhe zonave detare, me të paktën 10% nën mbrojtje të rreptë.

“Deklarata e Dubrovnikut nuk është thjesht një dokument politik tjetër. Është një angazhim për të vepruar. Ajo e çon rajonin nga planifikimi në veprim të matshëm,” tha Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i RCC-së në hapje.

“Agjenda e Gjelbër është premtimi ynë i përbashkët për ta bërë këtë rajon më të gjelbër, më të drejtë dhe më rezistent – një rajon që zhvillohet duke mbrojtur njerëzit, natyrën dhe vendet e punës,” përfundoi Kapetanoviq.

Temperaturat mesatare në Ballkanin Perëndimor 6 janë rritur tashmë me më shumë se 2°C – pothuajse dyfishi i mesatares globale. Rajoni përballet me më shumë thatësira, përmbytje dhe zjarre. Në vitin 2024, 11 nga 13 zjarret më të mëdha në Evropë ndodhën në Ballkanin Perëndimor.

Për t’u përshtatur, rajonit do t’i nevojiten rreth 37 miliardë dollarë investime gjatë dekadës së ardhshme. Megjithatë, përfitimet e mundshme vjetore deri në mesin e shekullit mund të arrijnë në 74 miliardë dollarë përmes kursimeve, qëndrueshmërisë dhe rritjes së qëndrueshme.

Jan Dusik, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Klimën të Komisionit Evropian (DG CLIMA), theksoi rolin e rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor në tranzicionin e gjelbër të Evropës, duke vënë në dukje se rajoni ka vendosur objektiva ambicioze, por të arritshme, dhe duhet të vazhdojë të harmonizohet me Bashkimin Evropian si pjesë e procesit të anëtarësimit. Dusik përshëndeti punën për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, duke njohur përparimin e bërë dhe shndërrimin e angazhimeve politike në veprime konkrete. Ai falënderoi Këshillin për Bashkëpunim Rajonal dhe partnerët e tij për përkushtimin e tyre, duke inkurajuar të gjithë të përfshirët të festojnë arritjet e deritanishme, ndërsa dyfishojnë përpjekjet për punën që i pret përpara.

“Një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe stabil forcon qëndrueshmërinë klimatike, sigurinë energjetike dhe konkurrueshmërinë e BE-së. Gjermania do të vazhdojë të jetë partneri juaj i besueshëm. Ministria Gjermane e Zhvillimit po përgatit kredi shtesë prej 250 milionë eurosh, të cilat do të angazhohen para fundit të këtij viti,” tha Johann Saathoff, Sekretar Shtetëror Parlamentar në BMZ.

Në hapjen e takimit, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kroaci, Javed Patel, theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe përgjegjësia e përbashkët janë thelbi i Agjendës së Gjelbër, duke shtuar se Deklarata e Dubrovnikut tregon se Ballkani Perëndimor po ecën përpara, së bashku me Europën dhe me një qëllim të përbashkët.

Në fjalën e saj hyrëse, Marija Vuçkoviq nënvizoi se Procesi i Berlinit ka dëshmuar të jetë një model i suksesshëm për përparimin e bashkëpunimit rajonal dhe shprehu optimizëm se Agjenda e Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor, e njohur si prioritet në këtë kornizë, ofron një mundësi të shkëlqyer për të gjithë partnerët që të punojnë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.

Gjatë takimit u prezantua edhe përmbledhja e Platformës së Observatorit të Agjendës së Gjelbër një mjet i ri digjital që po zhvillohet nga RCC, i cili do të monitorojë progresin dhe do të forcojë transparencën në zbatimin e Agjendës së Gjelbërt në të gjithë rajonin.

Deklarata e Dubrovnikut ndërtohet mbi Deklaratën e Hamburgut (2024) dhe reflekton vendosmërinë e rajonit për të punuar drejt neutralitetit klimatik, mbrojtjes së biodiversitetit, reduktimit të ndotjes dhe përshpejtimit të përafrimit me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendës së Procesit të Berlinit.

 

You Might Also Like

Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit

Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë

Rrëmbimi i serbit në kufi, Osmani: Dëshmi e qasjes hegjemoniste të Serbisë

Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës

Kosova Times October 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli thotë se e ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
Kur u ngrit nga shtrati të gjithë mbetën pa frymë: Filmoi një skenë intime me DiCaprion dhe pësoi plagë të dhimbshme
Qëllon vajzën në këmbë midis Sarajevës
Vuçiq: Sulmuesi në Ambasadën izraelite ishte i trajnuar mirë
Skena apokaliptike nga Subotica: Uji mbart gjithçka përpara, një grua mban një fëmijë në shpinë – Makinat e shkatërruara plotësisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?