Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin gusht 2025. Në muajin gusht 2025 janë regjistruar 2 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 284 lindje janë meshkuj dhe 1 232 lindje janë femra. Në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025.

“Gjatë muajit gusht 2025  janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve”, njofton ASK.