By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 dhjetor
December 30, 2025
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit
December 29, 2025
KQZ: Në 4 komuna përmbyllet numërimi i votave të kandidatëve
December 29, 2025
Eurodeputeti austriak: Koha për një qeveri të qëndrueshme
December 29, 2025
Kuvendi i Komunës së Prishtinës nesër me seancë të jashtëzakonshme
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet konferenca shkencore për diplomacinë e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbahet konferenca shkencore për diplomacinë e Kosovës
Lajme

Mbahet konferenca shkencore për diplomacinë e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/10/15 at 3:51 PM
Kosova Times Published October 15, 2025
Share
SHARE

Në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, po mbahet konferenca shkencore me temën: “Kosova dhe Diplomacia Ndërkombëtare: Histori, sfida dhe perspektiva (fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI)”, e cila organizohet në prag të 65-vjetorit të themelimit të këtij fakulteti. Kjo ngjarje përfaqëson një platformë për reflektim të thelluar mbi rolin që ka pasur diplomacia në formësimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

 

Në hapje të konferencës, Mentor Hasani, shef i Departamentit të Historisë, theksoi se kjo konferencë është përpjekje për të kuptuar procesin se si përmes angazhimeve për njohje ndërkombëtare dhe konsolidim të sovranitetit, lindi një realitet i ri politik dhe diplomatik: Republika e Kosovës. Sipas tij, shtetformimi nuk mbaron me shpalljen e pavarësisë, ai vazhdon në çdo hap që Kosova hedh në arenën ndërkombëtare.

“Diplomacia e Kosovës sot nuk është thjesht histori suksesi, ajo  është edhe një rrugëtim i mundimshëm  ku njohja ndërkombëtare shpesh ka qenë  e mundimshme dhe e pjesshme ku përfaqësimi diplomatik ndonjëherë është penguar nga mungesa e vizionit të përbashkët kombëtar”, tha ai.

Në fjalën e tij përshëndetëse, prodekani Arsim Selmani vlerësoi se kjo konferencë është një ndërthurje brezash dhe ideologjish, ku përplasjet  e mendimeve nuk janë përjashtim, por pjesë e zhvillimit. Ai nënvizoi se “gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë ashtu siç është dashur”, duke lënë hapësirë për debat dhe analizë mbi sfidat e brendshme të politikës dhe diplomacisë kosovare.

Teuta Shala-Peli, drejtoreshë e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, tha se kjo konferencë ofron një mundësi të mirë për studiuesit që të ndajnë njohuri, përvoja dhe analiza mbi zhvillimet historike dhe diplomatike të Kosovës. Sipas saj, tema e konferencës është thelbësore për të kuptuar më qartë proceset e shtetformimit, afirmimit ndërkombëtar dhe vendosjes së Kosovës në rrafshin global.

Nga Instituti Albanologjik, drejtoresha Meliza Krasniqi tha se kumtesat që do të prezantohen gjatë konferencës sjellin një këndvështrim të ri mbi ndërveprimin mes historisë kombëtare dhe dinamikave ndërkombëtare që kanë ndikuar në formësimin e shtetit të Kosovës. Ajo nënvizoi nevojën për bashkërendim ndërdisiplinor dhe bashkëpunim ndërkombëtar në hulumtimin dhe ndriçimin e pozitës së Kosovës në rrafshin diplomatik dhe historik.

I pranishëm në konferencë ishte edhe diplomati i njohur Avni Spahiu, i cili ndau përvojat e tij nga vitet e para të diplomacisë kosovare. Ai kujtoi sfidat me të cilat përballeshin përfaqësuesit e parë diplomatikë të Kosovës në vendet e ndryshme.

“Ishte një periudhë e jashtëzakonshme. Kishim një barrë të madhe, jo vetëm personale, por edhe historike për të vënë themelet e diplomacisë së shtetit të ri. Çdo hap ishte një ndërtim nga fillimi,” u shpreh Spahiu.

Në konferencë foli edhe Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, i cili theksoi se diplomacia gjithmonë i shërben një ideje, e në rastin e Kosovës, asaj të pavarësisë. Ai kujtoi se gjatë dekadave të fundit, elitat politike janë përpjekur të japin përgjigje ndaj sfidave ndërkombëtare, duke punuar për njohjen dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.

Hoxhaj ndau edhe përvoja personale nga përfshirja e tij në procesin e negociatave të Ahtisaarit. Ai kujtoi pjesëmarrjen në një takim në Austri me ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, ku ishte përgatitur faza fillestare e planit të Ahtisaarit.

“Edhe në momentet më të rëndësishme siç ishte shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008  gjithmonë kishte një shqetësim bazik që mbetej se  si do të duket e ardhmja e Kosovës pa një anëtarësim në OKB”, tha ai.

You Might Also Like

Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit

KQZ: Në 4 komuna përmbyllet numërimi i votave të kandidatëve

Eurodeputeti austriak: Koha për një qeveri të qëndrueshme

Kuvendi i Komunës së Prishtinës nesër me seancë të jashtëzakonshme

Veliu: Humbjet radhazi nuk janë rastësi, ato janë verdikt i qartë politik

Kosova Times October 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB bën thirrje për dhënien fund të “shtypjes” së zërave të pavarur në Rusi

Kosova Times Kosova Times March 4, 2024
Vjen reagimi i Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i miraton sulmet izraelite ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha
Qytetarët ankohen për vonesa në linjat urbane në Prishtinë
Zhegrova vlerësohet pas ndeshjes ndaj Lens
Mitrovicë, theret me thikë një person
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?