By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bananas Foster: Një recetë për një ëmbëlsirë të ngrohtë që do të hahet me akullore vaniljeje
January 18, 2026
Një prodhues i njohur gjerman makinash po ndërton një mini-lagje me 13,000 apartamente – çmimet do t’ju bëjnë të ngrini
January 18, 2026
Qyteti emocionues italian ku askush nuk dëshiron të qëndrojë
January 18, 2026
Mus çokollate dhe orizi: Një mrekulli e ëmbël e bërë vetëm me dy përbërës
January 18, 2026
Kjo sallatë është perfekte për drekë, mund të mbahet në frigorifer për disa ditë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vetëvendosje mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vetëvendosje mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë
Ballina 1Lajme

Vetëvendosje mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/15 at 11:46 PM
Kosova Times Published October 15, 2025
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur mbështetjen e saj për protestën që do të mbahet të premten, më 17 tetor, në Tiranë, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Në komunikatën e saj, Vetëvendosje thotë se qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë, por përsërit qëndrimin e saj duke kujtuar se “Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011”.

Vetëvendosjes thekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme”, ndërsa pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë.

“UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës,” thuhet në reagim.

Vetëvendosje thekson se për të ecur përpara si shtet e komb “duhet të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua”, duke përmendur se “shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj”.

Në këtë kontekst, Lëvizja përmend edhe kryeministrin e Shqipërisë. “Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, thuhet në komunikatë.

“Lëvizja Vetëvendosje, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi,” potencohet më tej.

Vetëvendosje apelon që “institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, ta ngrejnë këtë çështje në forume ndërkombëtare, e jo në sheshin ‘Skënderbe’ në Tiranë”.

Në fund, Lëvizja thekson se edhe “shtetet mike të Kosovës duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë, njësoj si për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin.”

You Might Also Like

Sot mot i vranët me intervale me diell

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, me vranësira në zonat veriore dhe lindore

Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët

Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë

Jusuf Gërvalla përmes kujtimeve të Flora Brovinës dhe Shyqri Galicës

Kosova Times October 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të paktën 28 pelegrinë vdesin në një aksident në Iran

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Ballkani fiton në Gjilan, gara për titull bëhet shumë interesante
Ndahen 7 milionë euro për përkrahjen e Fondit për Garanci Kreditore
Kush është kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut?
Rama ndan pamje magjike nga fshati Bastar në Tiranë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?