Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka pritur ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

 

Abdixhiku ka shkruar në facebook se ka uruar Rudolph për fillimin e mandatit dhe i ka dëshiruar sukses në misionin diplomatik.

“Vlerësova lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët. Gjatë takimit, e informova ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndarë edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi këto çështje”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen për shtetin gjerman në përkrahjen e Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike.