Sipas Prokurorisë në Pejë, dyshohet se në këtë komunë kanë votuar persona që nuk janë banorë të Junikut, çka ka ngritur shqetësime për manipulim të mundshëm të rezultatit zgjedhor.

Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi,  i cili njoftoi se kryeprokurorja e Pejës, Lumturie Vuçetaj, ka autorizuar një prokuror që të hetojë rastin.

“Me të pranuar informatat lidhur me pretendimet se kanë votuar persona që nuk janë banorë të Komunës së Junikut, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, znj. Lumturije Vuçetaj, ka përpiluar një shënim zyrtar dhe ka autorizuar një prokuror nga Departamenti për Krime të Rënda për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme,” deklaroi për RTK zëdhënësi Nikçi.