By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama, LVV-së: Nuk jam në garë me askënd, protestën e mbështes si qytetar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama, LVV-së: Nuk jam në garë me askënd, protestën e mbështes si qytetar
Ballina 2Lajme

Rama, LVV-së: Nuk jam në garë me askënd, protestën e mbështes si qytetar

Kosova Times
Last updated: 2025/10/16 at 11:46 AM
Kosova Times Published October 16, 2025
Share
SHARE

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, në lidhje me protestën e nesërme në Tiranë, e cila synon të kërkojë drejtësi për krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

 

Lëvizja Vetëvendosje, në një komunikatë për media dje, e ka përkrahur protestën në Tiranë, por ka thënë se institucionet e Shqipërisë, si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Sipas VV-së, para se të protestojnë, aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën.

“Një shembull i qartë është vetë Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, ka thënë LVV.

Për këtë ka reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama, duke thënë se nuk është në garë me Vetëvendosjen për balotazhin, ndërsa ka theksuar se ka folur publikisht për zhvillimet në Hagë sa herë që ka pasur rastin.

“Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se para 10 vitesh unë paskam qenë pro, ndërsa ajo paskësh qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë, unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve sa herë dhe kudo që ka qenë rasti apo nevoja. Ndërsa Lëvizja, dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim. Por unë nuk jam në asnjë garë me Lëvizjen dhe më vjen keq që ajo i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale”, ka thënë Rama.

Rama ka kujtuar qëndrimet e së kaluarës të Vetëvendosjes, duke thënë se “për qëndrimet e para 10 vjetëve, kur ajo nuk e njihte as himnin e Kosovës, e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë, i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për akuzat për trafikim organesh, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës.”

Rama gjithashtu ka sqaruar pozicionin e tij lidhur me protestën:

“Dhe për në fund, unë as nuk jam organizator, as folës i protestës gjithëkombëtare ‘Drejtësi për Çlirimtarët’, të cilën e mbështes me gjithë zemër. Do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim, qoftë me dashje apo pa dashje, i kësaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj”, ka theksuar kryeministri Rama.

You Might Also Like

Takimi midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së është duke u zhvilluar. Klitschko: Largohuni nga Kievi

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje

Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive

Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot

Kosova Times October 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kosova është shtet laik, simbolet dhe ideologjitë fetare jashtë institucioneve

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
Sekuestrohen 3045 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren
Hoteli vendos gjoba prej 3,000 eurosh për klientët që shikojnë ndeshjen nga dritarja
Rama: Kosova duhet të ngrijë dialogun me Serbinë për të bërë hap drejt BE-së
Tre të arrestuar e pesë armë të sekuestruara në Prishtin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?