Këtë gjë e bëri të ditur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji.

“Me këtë rast, shpreh urimet më të përzemërta për gjithë personelin e Forcave Speciale me rastin e 27-vjetorit të krijimit”, shkroi ai.

Qëllimi i stërvitjes ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet forcave aleate dhe partnere dhe shkëmbimi i përvojave operacionale.

“Forcat Speciale përfaqësojnë profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë të Forcave të Armatosura dhe janë një burim krenarie kombëtare. Faleminderit për shërbimin dhe kontributin tuaj të çmuar në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe vlerave të Aleancës”, theksoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.