By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.
November 18, 2025
Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck
November 18, 2025
Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Seksionet Lajme të fundit Lajme Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli VG Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli Jugor Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkast ANSAMag Oferta speciale ADV vendas Faqet ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Ansamad ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Speciale e së Premtes së Zezë ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkast Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck Lidhja u kopjua Të paraqitura Gauchos e Stefano Ricci-t për vjeshtë/dimër 2026/2027 Teatrot e Hapura: Një udhëtim nëpër skenat historike të Emilisë Piadina Romagnola PGI: Një proces gjyqësor francez fiton Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Andrea Riccardi në darkën nderi për prezantimin e konferencës së parë të Italofonisë ANSA.com​ Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gjuhëve Italiane është duke u zhvilluar Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Tokë dhe Shije Vatikani Observatori i Inteligjencës Artificiale Bota Naviga Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck
November 18, 2025
FFK: Gjithçka gati për ndeshjen Kosovë–Zvicër
November 18, 2025
Rasti ‘Administrimi i drejtësisë’, konferencat përgatitore më 28 nëntor
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rushiti: Guximi i Vasfije Krasniqit ndryshoi perceptimin shoqëror
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rushiti: Guximi i Vasfije Krasniqit ndryshoi perceptimin shoqëror
Ballina 1Lajme

Rushiti: Guximi i Vasfije Krasniqit ndryshoi perceptimin shoqëror

Kosova Times
Last updated: 2025/10/17 at 12:39 PM
Kosova Times Published October 17, 2025
Share
SHARE

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës shënoi dje 26-vjetorin e themelimit, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj në ofrimin e kujdesit, shpresës dhe drejtësisë për viktimat e dhunës gjatë dhe pas luftës. Drejtoresha ekzekutive e qendrës, Feride Rushiti, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” foli për arritjet, sfidat dhe momentet kyçe të kësaj organizate.

 

Rushiti theksoi rëndësinë simbolike të 16 tetorit, ditë kur shtatë vite më parë Vasfie Krasniqi foli publikisht për historinë e saj të dhimbshme.

“Realisht përvjetori i organizatës është më 13 tetor, mirëpo 16 tetori për neve ka një vlerë të rëndësishme, pasi shtatë vite më parë Vasfije Krasniqi ka dalë për herë të parë para opinionit kosovar edhe e ka shpalosur historinë e saj të dhimbshme”, tha Rushiti në “Mirëmëgjesi Kosovë” në RTK.

Sipas saj, shpalosja publike e historisë së Vasfije Krasniqit shënoi një pikë kthese në perceptimin shoqëror për viktimat e dhunës seksuale.

“Deri në atë kohë ne nuk kishim ndonjë të mbijetuar e cila mund ta ndante përvojën e saj traumatike. Kështu që dalja në skenë edhe guximi por edhe krejt emocioni që ajo e solli për shoqërinë kosovare bëri që shoqëria të reflektojë ndryshe në relacion me viktimat e dhunës seksuale. Prandaj për hir të kësaj dite ne vendosëm që 26 vjetorin ta shënojmë pikërisht në kohën kur ajo ka dalë edhe ka folur publikisht”, ka shpjeguar Rushiti.

Ajo ka thënë se në periudhat e pasluftës ka qenë e vështirë të flitet për krimet e dhunës seksuale dhe pasojat e saj.

“Pothuajse s’ka pasur hapësirë fare në shoqërinë tonë. Fatkeqësisht këto gra dhe vajza përtej që janë dhunuar gjatë periudhës së luftës, janë bërë pjesë e fushëbetejës. Edhe kjo hapësira e ngushtë qoftë në familje, qoftë në komunitet e shoqëri, por edhe në institucione në një periudhë kohore, i ka bërë ato të jenë të viktimizuara për herë të dytë. Prandaj ka qenë shumë e rëndësishme që paralelisht me rehabilitimin, rimëkëmbjen emocionale, psikologjike e fizike të punojmë edhe me fushata për të arritur ta ndryshojmë atë përcepitimin  shoqëror në relacion me këtë natyrë të krimit edhe të krijojmë hapësirën e sigurt që dhuna seksuale dhe pasojat e saj të dalin në sipërfaqe”, ka nënvizuar Rushiti.

Ajo tutje ka thënë se historia nuk mund të shkruhet edhe pa fatin dhe vuajtjen e 20.000 grave e burrave të cilët kanë pësuar gjatë luftës.

“Dje arritëm për hir të krejt kurajës dhe guximit që e ka treguar Vasfije Krasniqi në formë simbolike ta krijojmë  një çmim, për guximin që e ka treguar ajo e që do t’u jepet aktivistëve, të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe njerëzve që e përkrahin kauzën”, ka theksuar Rushiti.

E ky çmim për herë të parë i është dhënë Ramadan Nishorit, që sipas Rushitit e ka thyer një tabu shoqërore dhe i ka luftuar ato stereotipet  gjinore që burrat nuk munden të preken dhe nuk mund të jenë viktima dhunës seksuale

“Me historinë e tij të guximshme më 14 prill të këtij viti ai ka arritur të bëhet zëri i mijëra burrave dhe djemve që ende rrinë në heshtje dhe ende nuk kanë guxim të vijnë qoftë të kërkojnë shërbim, qoftë të kërkojnë njohjen ligjore të viktimës së dhënës seksuale apo edhe procese të tjera që i presin”, është shprehur Rushiti.

QKRMT ka filluar punën që në periudhën e pasluftës, duke ndihmuar personat e zhvendosur dhe të traumatizuar në Shqipëri dhe Kosovë. Rushiti kujtoi rastet e para me fëmijë dhe të mbijetuar që nuk kishin mundësi të shpreheshin dhe të kërkonin ndihmë.

“Krijimi i hapësirës së sigurt ka qenë thelbësor që viktimat të flasin pa frikë dhe pa paragjykime”, ka theksuar ajo.

Organizata ka shtrirë veprimtarinë e saj në qytete si Deçan, Pejë, Skënderaj, Malishevë, Rahovec, Gjilan dhe Podujevë, duke ofruar shërbime psikosociale, juridike, shëndetësore dhe fuqizim ekonomik. Përveç rehabilitimit individual, QKRMT ka dhënë kontribut të madh në ndryshime ligjore që kanë prekur të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale, pavarësisht nëse janë përfshirë direkt në organizatë.

You Might Also Like

Rasti ‘Administrimi i drejtësisë’, konferencat përgatitore më 28 nëntor

Kryetari i Sindikatës së PK-së nderohet me medalje nderi në Poloni

Abdixhiku: Bajraktari një zë i fuqishëm i Kosovës në SHBA

Demiri nxit partneritete akademike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit

Kurti: Riafirmojmë angazhimin e palëkundur për barazi gjinore

Kosova Times October 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Shëndetësi

Shënon rritje numri i pacientëve me sëmundje të zemrës

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
Amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani falënderon Finlandën për mbështetjen e Kosovës në integrimet euroatlantike
Osmani uron presidentin e Gabonit për fitoren në zgjedhje
RrGK: Vendimi i KPM-së ndaj ‘Big Brother’ hap i rëndësishëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?