Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar në bashkëpunim me oficerët doganorë, nën gomën rezervë të veturës së të dyshuarit është zbuluar një kuti me 50 fishekë të kalibrit 9 mm.

Gjatë kontrollit personal, policia ka gjetur edhe një sasi prej 0.58 gramësh të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila është sekuestruar si dëshmi materiale.

I dyshuari është ndaluar dhe rasti është referuar për trajtim të mëtejmë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.