By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për veprën penale `Vrasja e rëndë`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për veprën penale `Vrasja e rëndë`
Lajme

Aktakuzë për veprën penale `Vrasja e rëndë`

Kosova Times
Last updated: 2025/10/20 at 1:23 PM
Kosova Times Published October 20, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me iniciale L.F., nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Sipas aktakuzës, dyshohet se më 23 janar 2025, në intervalin kohor prej orës 18:30 deri në 20:06 minuta, në fshatin Pleshinë e Ulët, në pjesën malore pranë rrugës “Rilindja” në fshatin Manastirc, komuna Ferizaj, i pandehuri L.F., me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.V.

“Më konkretisht, një ditë para ngjarjes, më 22 janar 2025, i pandehuri dhe i ndjeri kishin vendosur të shkonin së bashku në një villë në malet e fshatit Burrnik, komuna Ferizaj, ku kishin qëndruar edhe më parë. Rreth orës 16:00, pasi furnizoheshin me ushqim, i pandehuri, së bashku me një person të paidentifikuar, me një kamionetë ngjyrë të bardhë, shkojnë për të marrë viktimën nga shtëpia e tij”, thuhet në njoftim.

Pastaj, sipas njoftimit, me kamionetë, shkojnë në vendin e quajtur “Te Podi” dhe vazhdojnë në këmbë drejt villasë nëpër mal, ku qëndrojnë deri të nesërmen pasdite. Pas qëndrimit, vazhdojnë në këmbë nëpër malet e fshatit Pleshinë, duke u kthyer në drejtim të shtëpisë.

Në këtë rrugë kthimi, për shkaqe të panjohura, devijojnë drejt rrugës që shpie në fshatin Manastirc, po ashtu nëpër mal. Në afërsi të këtij fshati, për motive të panjohura, i pandehuri L.F. e privon nga jeta tani të ndjerin B.V., duke e qëlluar në kokë me armën që i ndjeri kishte me vete, një pushkë gjysmë automatike (kallashnikov). Plaga e shkaktuar shkakton vdekjen e viktimës, siç është konstatuar në raportin e Autopsisë.

Pas privimit nga jeta, i pandehuri e mbulon trupin e viktimës me dhe, drunjë dhe dushkë. Trupi i pajetë i të ndjerit gjendet më 5 shkurt 2025 nga disa qytetarë.

Me këtë, i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit në fuqi.

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times October 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdiq një person në një aksident trafiku në Graçanicë

Kosova Times Kosova Times August 20, 2024
Ahmeti: Po rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Shtetet e Bashkuara konfirmuan se një tjetër aeroplan amerikan për pak u rrëzua nga zjarri miqësor
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Bad News Eagles e fitojnë mapën e parë ndaj FaZe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?