Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka komentuar ankesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
Kryekuvendari Basha tha se “të gjithë kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Kushtetuese”, duke shtuar se nuk është e përshtatshme që të gjitha temat të trajtohen në një aktivitet që ka për qëllim sensibilizimin për kancerin e gjirit.
Basha është pyetur gjithashtu edhe për çështjen e koalicionit në Vushtrri, për të cilën tha se gazetarët duhet t’u drejtohen autoriteteve lokale dhe kryeministrit.