By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Permeti me veprimtari perkujtimore per Naim Frasheri – 125 vjet nga ndarja!
October 20, 2025
Ngushtimi i rrugës që po shkakton aksidente të shumta|
October 20, 2025
Gedoviç Handanoviq: Bullgaria nuk do të lejojë rrjedhën e gazit rus në Serbi, situata është pothuajse e pashpresë
October 20, 2025
Bloomberg: KFOR-i, model për çdo mision të ardhshëm në Gaza
October 20, 2025
Londër, gjithçka gati për Samitin e Berlinit, Kosovën e përfaqëson Kurti
October 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diskutimet për qeverinë, Osmani: Vonesat po dëmtojnë vendin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Diskutimet për qeverinë, Osmani: Vonesat po dëmtojnë vendin
Ballina 1Lajme

Diskutimet për qeverinë, Osmani: Vonesat po dëmtojnë vendin

Kosova Times
Last updated: 2025/10/20 at 6:22 PM
Kosova Times Published October 20, 2025
Share
SHARE

Derisa kanë mbetur edhe gjashtë ditë afat për mbajtjen e seancës në të cilën partia e parë do të duhej të dilte me emrat për kabinetin e ri qeveritar, presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk i takon asaj të flasë për këtë çështje. Megjithatë ajo është rikthyer pak në kohën sa ishte pjesë e politikës, duke treguar se shpesh diskutimet mes partive politike ndodhin prapa dyerve të mbyllura.

 

Presindetja Osmani ka theksuar se vetëm pse sot nuk dihet publikisht për këto diskutime, nuk do të thotë se ato nuk po ndodhin.

“Sa i përket përpjekjeve të partive politike, po rikthehem pak te përvoja ime kur kam qenë edhe unë në parti, shumica e këtyre diskutimeve mes partive politike ndodhin prapa dyerve të mbyllura, shumë shpesh e merrni vesh shumë vonë, madje nganjëherë edhe ne që ishim në parti e merrnim vesh shumë vonë, ju kujtohen disa prej koalicioneve të tilla. Unë nuk do të sugjeroja që nuk ka përpjekje, sepse vetëm pse ne nuk i dimë, nuk do të thotë se ato nuk janë duke ndodhur . Nuk jam e sigurt nëse ka përpjekje, nëse ato janë të mjaftueshme, sepse si presidente nuk ndërhyj mes partive politike, thjesht çka mund të bëjë është t’i uroj suksese të plota në krijimin e qeverisë e cila do të marr vendime në interes të qytetarëve”, tha Osmani në një deklarim para gazetarëve.

E pyetur nëse deri të dielën Kosova nuk do të ketë qeveri të re, a do të ketë zgjedhje, Osmani tha se nëse vihet deri te ajo situatë, janë afatet e caktuara për këtë çështje.

“Nëse vijmë deri te një situatë e tillë, ku as partia e parë dhe as kushdo që mund ta ketë mundësinë e dytë, sepse ajo është në diskrecion të institucionit të Presidencës, nuk arrijnë, atëherë janë afatet e caktuara me Kushtetutë dhe me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, ka disa aktgjykime në fakt lidhur me këtë temë që e qartësojnë këtë çështje, por pastaj afati që jepet është 30 deri në 45 ditë dhe këtë datë unë do ta vendosë në përputhje me interesat e Kosovës dhe konsultimet me partitë politike. Por, unë nuk do të ngutesha që të jap supozime se do të dështohet në krijimin e qeverisë, ka ende edhe pak kohë, ta shohim. Shpresoj që do të ketë angazhim maksimal për krijimin e qeverisë  së Kosovës sepse qytetarët kanë votuar me 9 shkurt që të kenë institucione e jo të kthehen në zgjedhje”, deklaroi tutje Osmani.

Kur foli për ankesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese, ajo e quajti një tjetër tentim për vonesa në krijimin e institucioneve.

“Ka pasur vonesa të jashtëzakonshme në krijimin e institucioneve, ky është edhe një tentim tjetër për vonesa, të cilat siç e dini e kanë dëmtuar interesin e Kosovës. Janë bërë shumë muaj pa qeveri e cila do të kishte mandat të plotë kushtetues, sepse siç e dini me Ligjin për Qeveri, kompetencat e qeverisë në detyrë janë të limituara. Është në interes të Kosovës që sa më parë, tash pasi Kuvendi është konstituuar në përpurthje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që të kemi një qeveri me mandat të plotë. Krijimi i qeverisë pastaj varet tërësisht nga koalicionet mes partive politike, dhe aty unë si presidente nuk mund të ndërhyjë, besoj mund t’i pyesni partitë deri ku kanë arritur me këtë çështje. Por është në interes të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim etnie e të kemi institucione me mandat të plotë kushtetues”, tha ajo.

Sipas Osmanit, Gjykata Kushtetuese e ka lirinë e pavarësinë e plotë të vendosë në përputhje me Kushtetutën. “Unë nuk mund të supozojë cili do të jetë vendimi final i gjykatës lidhur me kërkesën e Listës Serbe, vrojtimi im ishte në kontestin politik dhe të të drejtave të qytetarëve tanë, pra çdo vonesë tutje i shkelë interesat e qytetarëve tanë, të cilët kanë të drejt të kenë institucione me mandat të plotë të cilat marrin vendime në interes të tyre”, tha ajo.

Sipas saj, vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat e jo vetëm të Kosovës si shtet, por të të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe serbëve që jetojnë në Kosovë.

You Might Also Like

Ngushtimi i rrugës që po shkakton aksidente të shumta|

Londër, gjithçka gati për Samitin e Berlinit, Kosovën e përfaqëson Kurti

Një shtetas gjerman vdiq nga hipotermia në malin Sharr gjatë shëtitjes në këmbë

Dy asambleiste të LDK-së në Vushtrri distancohen nga marrëveshja me VV-në

Abdixhiku: Pas 9 nëntorit trajtojmë çështjet tjera, tani fokusi te fitorja

Kosova Times October 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Diskutimet për Kodin Civil, pesë organizata dorëzojnë padi kundër Kuvendit dhe deputetes Demi-Murtezi

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Çfarë rrëfejnë bukuroshet që argëtojnë në Dubai milionerët në jahte?
Dhurimi i veshkës është më i sigurt se ç’mendohej më parë
Ministri i Mbrojtjes “vetëm” ndaloi dërgesën e armëve në Ukrainë, Trump kërkoi falje
Lëvizja ‘Atdheu’: Përpjekja për të bllokuar kalimet administrative në Kosovë është e pafrytshme dhe e pasuksesshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?