By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përballje në balotazh në 18 komuna, dominon gara mes LVV dhe LDK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përballje në balotazh në 18 komuna, dominon gara mes LVV dhe LDK
Ballina 1Lajme

Përballje në balotazh në 18 komuna, dominon gara mes LVV dhe LDK

Kosova Times
Last updated: 2025/10/21 at 11:59 AM
Kosova Times Published October 21, 2025
Share
SHARE

Pas numërimit të shumicës së votave me postë për kryetarë dhe kuvende komunale në zgjedhjet e 12 tetorit, është konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje i prin garës së përgjithshme për kryetarë komunash, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës garës për kuvendet komunale.

 

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë siguruar pushtetin pa balotazh në nga tri komuna.

LVV-ja ka fituar në Kamenicë, Podujevë dhe Shtime, ndërsa PDK-ja në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit.

Pa balotazh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në Istog dhe Lipjan, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.

Gara është mbyllur që më 12 tetor edhe për Ramiz Lladrovcin në Drenas, si dhe për Nismën në Malishevë. Lista Serbe i ka fituar pa balotazh nëntë komuna me shumicë serbe.

Ndërsa struktura e votave për asambletë komunale është ndryshe. Këtu prin Partia Demokratike e Kosovës, e cila në nivel vendi ka marrë më shumë se 186 mijë vota.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 182 mijë vota, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është e treta me rreth 167 mijë vota. AAK-ja ka marrë rreth 86 mijë vota.

Në 18 komuna të tjera do të zhvillohet edhe raundi i dytë më 9 nëntor.

Përballjet në balotazh më 9 nëntor

Përballjet midis Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK):

Gjilan

Fushë-Kosovë

Obiliq

Pejë

Prishtinë

Viti

Përballjet midis Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK):

Mitrovicë

Prizren

Vushtrri

Përballjet midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV):

Gjakovë

Rahovec

Përballjet midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK):

Suharekë

Junik

Përballjet midis Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK):

Dragash

Përballjet midis Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):

Klinë.

You Might Also Like

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kurti përshëndet nxënësit e Kosovës për suksesin në Olimpiadën NEO në SHBA

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

Kosova Times October 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

NJË KOMENT NË RRJETET E SHKATËROI MARTESËN E SAJ: Rrëfimi i një gruaje që zbuloi aksidentalisht të vërtetën tronditëse për bashkëshortin e saj!

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
Të dhënat sekrete amerikane u zbuluan. Humbjet ruse janë më të larta se sa mendohej
Njihuni me ushtrinë sekrete rebele të Krimesë që vret shefat rusë, bombardon urat dhe infiltron bazat pas vijave të armikut
Kusari: Ndërlidhja e gazetarëve me Serbinë, çon në dhunë fizike
FMN: Të ardhurat nga tatimet në Kosovë shënuan rritjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?