By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Politika zhvillimore për fuqizimin e shtetit, jo riparim të varfërisë për ruajtje të pushtetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Politika zhvillimore për fuqizimin e shtetit, jo riparim të varfërisë për ruajtje të pushtetit
Opinion

Politika zhvillimore për fuqizimin e shtetit, jo riparim të varfërisë për ruajtje të pushtetit

Kosova Times
Last updated: 2025/10/21 at 12:53 AM
Kosova Times Published October 21, 2025
Share
SHARE

Nga Rasim Smajlaj

Kosova sot mbetet ndër shtetet më të varfra të Evropës. Me një GDP për frymë rreth 6 mijë dollarë, ne jemi pothuajse në të njëjtin nivel me Ukrainën – një vend që prej vitesh ndodhet në luftë. Kjo tregon më shumë se çdo statistikë tjetër për realitetin tonë ekonomik: jemi një vend i varfër që po drejtohet nga politika që synojnë mbijetesën, jo zhvillimin. Në vend që të hapen fabrika, të rritet prodhimi vendor apo të krijohen vende të reja pune, Qeveria Kurti po zgjedh rrugën më të lehtë – atë të shpërndarjes së parasë publike për të mbuluar dështimin e politikave të saj ekonomike. Së fundmi, u shpall ndarja e rreth 25 milionë eurove për studentët, në një akt që më shumë ngjan me blerje të heshtur të votës sesa me investim në arsim. Këto para nuk e ndryshojnë gjendjen e arsimit, as nuk e rrisin cilësinë e dijes. Ato janë thjesht një përpjekje për të mbuluar varfërinë me një ndihmë të përkohshme, për të krijuar ndjenjën se “qeveria po bën diçka”. Në fjalorin tim, ky gjest quhet “riparim i varfërisë” — një politikë që nuk e shëron problemin, por vetëm e mbulon përkohësisht. Në realitet, këto para janë pagesa që bëhen për të fituar besimin e atyre që janë lënë në margjina nga ekonomia e dështuar e qeverisë. Një qeveri që e njeh varfërinë, por nuk e lufton me zhvillim – vetëm e përdor për qëllime politike. Kosova nuk ka nevojë për shpërndarje të përkohshme, por për strategji afatgjatë zhvillimi, për investime në ekonomi reale, arsim cilësor, mbështetje të sektorit privat dhe punë të dinjitetshme. Varfëria nuk luftohet me “dhurata”, por me vizion, punë dhe përgjegjësi politike. Kurti mund të blejë kohë, por jo zhvillim. Ai mund të shpërndajë para, por jo mirëqenie. Sepse një shoqëri që mbahet me subvencione, nuk rritet – thjesht mësohet të presë gjithmonë një tjetër ndihmë nga lart.

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Kosova Times October 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Insajder ka zbuluar se kush i ka rrahur fëmijët e nxjerrë nga Ukraina

Kosova Times Kosova Times March 27, 2023
Moti sot i ngrohtë, me temperatura deri në 32 gradë Celsius
Ish pjesetari i sigurimit bjellorus mohon vrasjet
Sydney: Autori që shkaktoi gjakderdhje në Croydon Park është shtetas grek
Plani i ri në tryezë: Ukraina po dërgon një delegacion në SHBA javën e ardhshme për të negociuar një marrëveshje minerale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?