Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili ishte i pranishëm në këtë promovim, tha se Esat Bicurri nuk ishte vetëm një këngëtar i talentuar, por edhe një mbledhës dhe kultivues i muzikës tradicionale shqiptare, të cilën e ngriti në skenën koncertore me profesionalizëm dhe dinjitet artistik.

“Faleminderit studiuesit Dr. Krenar Doli për këtë botim të çmuar, për përkushtimin e vazhdueshëm për ta ndriçuar historinë e artit tonë dhe për ta dokumentuar trashëgiminë kulturore për brezat që vijnë”, ka shkruar Çeku në Facebook.