Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës së Sllovenisë në Kombet e Bashkuara, Samuel Zhbogar në deklaratën e tij në mbledhjen e Këshilli të Sigurimit ka folur për progresin e Kosovës dhe situatën aktuale në vend, duke theksuar stabilitetin dhe rëndësinë e hapave të mëtejshëm në zhvillimin e qeverisjes lokale dhe përfshirjes së të gjitha komuniteteve.
Në deklaratën e tij në Këshillin e Sigurimit, Zhbogar theksoi se konstitumi i Kuvendit të Kosovës është një hap i rëndësishëm në procesin e zgjidhjes së problemeve të brendshme dhe në përpjekjet për të ndërtuar një qeverisje më të qëndrueshme.
Ai e vlerësoi gjithashtu organizimin e zgjedhjeve lokale si një mundësi për të forcuar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe për të krijuar një qeverisje gjithëpërfshirëse në nivel lokal.
Zhbogar theksoi se një prej prioriteteve të rëndësishme është përfshirja e komunitetit në institucionet publike, veçanërisht në sektorët e drejtësisë, polici dhe administratën lokale. “Kjo është thelbësore për ndërtimin e besimit ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe garantimin e stabilitetit afatgjatë”, tha ai.
Ai deklaroi se Asociacion i Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet. “Ky hap është i nevojshëm për të fuqizuar përfshirjen e komunitetit serb në proceset vendimmarrëse dhe për të promovuar një paqe të qëndrueshme”, tha ai .
Zhbogar shprehu se marrëveshjet e arritura, përfshirë ato të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, duhet të zbatohen plotësisht.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe shmangien e veprimeve njëanshme dhe retorikës polarizuese.
“Mesazhet tona janë konsistente. Ne vazhdojmë te bëjmë thirrje për dialog, përmbajtje nga veprimet e njëanshme dhe retorika te dëmshme . Çfarë na duhet është vullneti politik që të zbatohen Marrëveshjet e Brukselit t Brukselit lehtësuara nga BE-ja dhe aneksi i Ohrit”, shtoi ai.
Gjithashtu, ai shprehu besimin se mund të vijë një moment i duhur për një rishikim strategjik të angazhimit të UNMIK-ut në Kosovë.