Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai bëri të ditur se rreth orës 16:30, policia është njoftuar për aksidentin në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Bresje–Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vendngjarje janë ftuar njësia emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete”, deklaroi Krasniqi.

Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me rastin.