“Në Obiliq, nga prindërit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është sjell pa shenja jete një foshnje mashkull. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, në Prishtinë, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete një burrë. Me vendim të prokurorit, thotë policia, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.