Policia arrestoi katër persona të dyshuar, shtetas të Turqisë, pas një aksioni të zhvilluar në Fushë Kosovë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendbanimet e tyre, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 482 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, para të gatshme, 8 telefona mobilë, një automjet, një llaptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin.

 
         
         
         
         
        

 
        


