Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për njohjen e sovranitetit të Kosovës nga Siria.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori gjerman u shpreh se ndjehet shumë i lumtur me këtë dinamikë të re, pasi, sikundër tha ai, kjo është njohja e tretë gjatë këtij viti.
“Urimet e mia më të sinqerta për Presidenten Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik të Kosovës për lajmin e mrekullueshëm se Kosova është njohur nga Siria! Është fantastike të shihet kjo dinamikë e re!”, ka shkruar ambasadori Rudolph në BlueSky.
Tutje, ambasadori gjerman nënvizoi se Gjermania ka qëndruar gjithmonë në mbështetje të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.




